Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme se nga dita e sotme në orët e para të mëngjesit ka nisur puna për rehabilitimi e asfaltit në aksin rrugor Tiranë-Durrës, proces që është parashikuar të zgjasë deri në 25 ditë.
Sipas njoftimit të ARRSH, procesi i punës do të nisë nga ‘Ura e Dajlanit’ në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Në mënyrë që të menaxhohet trafiku, është vendosur që punimet të bëhen çdo 500 metra. Pas përfundimit të këtij segmenti punimet do të zhvendosen me 500 metra të tjera deri në përfundimin e punimeve.