Moti ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare të cilat lokalisht dhe hera-herës bëhen deri të dendura. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave, parashikohet prezencë e mjegullës së dendur.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare -5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.