Një tjetër kryebashkiak socialist ka përfunduar në SPAK.
Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është marrë në pyetje nga prokurorët e Posacëm, lidhur me disa emërime në Bashki.
Dyshohet se Memolla kishte bërë punësime fiktive të personave që në fakt ishin jashtë vendit, ndërkohë që paguheshin si punonjës të Bashkisë.
Nuk dihet qëndrimi që ai ka mbajtur në ambientet e organit të akzuës, e ndërsa ka zgjedhur që të mos flasë për mediat.
Kjo nuk është hera e parë që një kryebashkiak socialist përfundon në SPAK. Më i fundit ishte Lefter Alla i Bulqizës, për një tender miliona lekë, e ndërsa vetë ai ka thënë se është politike pasi nuk iu bind urdhrit të kryeminitrit Edi Rama, për të mos rikandiduar në 14 maj.