Arrestohet ish-kryebashkiaku i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fan Tuci. Mësohet se Tuci është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e kaluar me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme e akuzon për shpërdrorim detyre, por pritet që detajet të jepen në vijim. Sipas burimeve Tuci ka lejuar disa fshatarë të pastrojnë një rrugë rreth 1 kilometër në një fshat me fondet e komunitetit. Dosja ndodhet në duart e SPAK.
Ndërkohë, administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën ‘detyrën paraqitjeje’.
Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.
Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Por e humbi bashkinë në 14 maj, kur ajo u fitua nga demokratët. Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë-Arrëzit.