Një tjetër ish kryebashkiak në SPAK! Bëhet fjalë për ish kreun e Bashkisëm së Kavajës, Elvis Roshi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Ai është marrë në pyetje për më shumë se një orë në SPAK, lidhur me dyshimet, për abuzime me tenderat në kohën kur ka drejtuar bashkinë e Kavajës.
Kjo është hera e parë që Roshi, paraqitet në SPAK, e ndërsa ka refuzuar që t’iu përgjigjet interesit të gazetarëve. Kujtojmë se në korrik të 2018- Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, për shkak te deklarimeve të rreme në formularin e dekriminalizimit.
Për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar.