Brazili e ka nisur me një fitore 2-0 përballë Serbisë aventurën në Kupën e Botës, Katar 2022.
Skuadra ballkanase arriti të mbante larg portës së saj Brazilin për gati 1 orë, por në fund u dorëzua përballë sulmuesit të Tottenham-it, Richarlison.
Ish-lojtari i Everton-it realizoi dy golat e takimit, përkatësisht në minutën e 62 dhe 73.
Lajmi i keq për Brazilin nga ky takim është dëmtimi i Neymar.
Ylli i PSG-së la fushën në minutën e 80, por shkalla e dëmtimit nuk dihet ende.
Me fitoren e arritur, Brazili qëndron në krye të Grupit G së bashku me Zvicrën, e cila fitoi më herët 1-0 ndaj Kamerunit.