Një punonjës i ambasadës së Ukrainës në Madrid u plagos “lehtë” të mërkurën kur një “letër-bombë” shpërtheu teksa ai po e mbikqyrte atë, tha një burim policor.
“Policia Kombëtare u informua rreth orës 13:00 për një shpërthim në ambasadën ukrainase në Madrid. Ndodhi kur një nga punonjësit e ambasadës po merrte një letër”, tha burimi.
Policia ka hapur një hetim “që përfshin pjesëmarrjen e policisë mjeko-ligjore”, tha burimi pa dhënë detaje të mëtejshme.
Një kordon sigurie është vendosur nga policia rreth ambasadës, e vendosur në një zonë banimi në veri të Madrid-it.