Sot nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar.
Vendimi ka sjellë reagim nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, të cilët kundërshtuan shembjen dhe procedurat për ndërtimin e godinës së re.
Për të shmangur përplasjet i gjithë perimetri është rrethuar me punonjës policie.
Gjithashtu është bllokuar pedonalja për të penguar kalimin e këmbësorëve.
Në ceremoninë e përurimit të punimeve ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe arkitekti danez Bjarke Ingels.
Përveç anëtarëve të Aleancës për Teatrin të pranishëm janë edhe anëtarë të Partisë Demokratike dhe kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi.
Pak ditë pas shembjes së godinës, Aleanca ka bërë disa kallëzime, plot 18 herë në SPAK, për hetimin e asaj që e quan “aferë korruptive”.
Në korrik të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë si antikushtetues ligjin special që qeveria miratoi në vitin 2018, nga ku nisi edhe rrugëtimi për shembjen e godinës nën argumentin e ndërtimit të Teatrit tëri kombëtar.