Nis sot viti i ri shkollor 2023-2024. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit janë 29 mijë fëmijë që janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës. Kjo ditë e parë shkakton jo pak stres për të vegjlit, ndaj ekspertët thonë se fëmijët duhet të përgatiten për nisjen e shkollës.
Për këtë vit që sapo ka nisur, në klasat e 10-ta janë regjistruar rreth 27 mijë nxënës. Klasat burimore për nxënësit me aftësi ndryshe, nga 120 janë bërë 279.
Rreth 800 punonjës të shërbimit psiko-social janë në shërbim të nxënësve. Ministria ka bërë të ditur se 100 shkollave ku ka laboratorë Smart do t’i shtohen këtë vit dhe 200 shkolla të tjera.
Vesa News ju uron suksese të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve dhe prindërve në të gjithë vendin.