Nis sot viti i ri akademik 2022-2023, për të dyja ciklet, atë të bachelorit dhe të masterit.
Janë 120 mijë studentë nisin vitin e ri akademik 2022-2023, ku 19 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në auditore për të ndjekur studimet bachelor. Ky vit akademik do të nis pa masa anti-covid dhe pa detyrimin e certifikatës së vaksinimit të studentëve.
Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga institucionet publiku, me rreth 27% të totalit. I dyti është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 20% të totalit. Nga të dhënat, rezulton se Fakulteti i Mjekësisë ka rritjen më të madhe të regjistrimeve, që këtë vit rriti kuotat e pranimit në degën Mjekësi e Përgjithshme.
Nisja e vitit akademik nis menjëherë pas protestës së pedagogëve të cilët kërkojnë rritjen e pagës dhe kërcënuan se nuk do të hynin në auditor. Sindikata e punonjësve të universiteteve ka vendosur që t’u jap kohë të prezantohen studentët e viteve të para, më pas nisin bojkotin e mësimit.