Nis sot shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.
Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se librat do të jenë falas edhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, duke e cilësuar këtë si një konkretizim tashmë tradicional të mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.