Sot nis shpërndarja e bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët në të gjithë vendin. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se të gjithë pensionistët duke nisur nga sot, kanë mundësi që të paraqiten pranë Postës Shqiptare për të tërhequr bonusin e fundvitit. Ai u ka bërë thirrje pensionistëve dhe grupe që përfitojnë nga bonusi i fundvitit, se do të mund ta tërheqin që nga dita e sotme deri në dhjetor 2024, pra kanë 1 vit afat.
Konkretisht, përfitues të bonusit janë:
Pension pleqërie: 585 mijë persona
Ish-minatorë: 2172 persona
Pension të parakohshëm: 6053 persona përfitues
Gjithashtu, naftëtarët, metalurgët, ish-minatorët dhe invalidët e luftës kanë të drejtë të marrin bonusin e fundvitit.