Nisi këtë të hënë më 27 Shkurt, plotësimi i formularit A1 dhe A1Z për maturantët. Sipas udhëzimit të miratuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z për Maturën 2023, plotësimi do të bëhet online nga data 27 Shkurt deri më datë 03 Mars 2023, nga ora 08:00-16:00.
Formulari A1, është për maturantët që mbyllin shkollën e mesme vitin këtë vit akademik, pra 2022-2023, në këtë formular veç të dhënave të tyre personale do të plotësojnë edhe lëndën që duan të japin si provim me zgjedhje.
Ndërsa Formulari A1Z është për maturantët e viteve të mëparshme, të cilët duan të ri-hyjnë në procesin e maturës. Lënda me zgjedhje e maturantëve bëhen në varësi të programit të studimit që duan të ndjekin në universitet.