Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates tha se ngritja e Kinës është një “fitore e madhe për botën” gjatë një interviste në Australi të hënën.
Gates e bëri komentin gjatë një interviste me Lowy Institue, një institut kërkimi me qendër në Sydney, Australi.
“Unë prirem ta shoh ngritjen e Kinës si një fitore të madhe për botën”, tha Gates. “Dua të them, flasim për 20% të njerëzimit. Ata sot përputhen me pjesën e tyre të ekonomisë globale dhe pjesa e tyre e popullsisë globale përputhet saktësisht, ju e dini, vende si Australia, SHBA, ne kemi GDP-në për frymë pesëfishin e asaj që kanë kinezët. Pra, ne kemi një pjesë joproporcionale të ekonomisë botërore”.
Komentet e tij për vendin komunist erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje që e pyeti Gates se sa “optimist” ishte ai ndaj Kinës.
“Ju e dini, unë mendoj se mentaliteti aktual i SHBA-së ndaj Kinës dhe i cili është reciprok është një lloj mentaliteti humbje-humbje, që nëse i pyet politikanët amerikanë ‘hej, a do të dëshironit që ekonomia kineze të tkurret me 20% apo të rritet me 20%, kam frikë se ata do të votonin se “po, le t’i poshtërojmë ata njerëz”, duke mos kuptuar se për ekonominë globale, shpikjen e ilaçeve kundër kancerit, zgjidhjen e ndryshimeve klimatike, ju e dini se ne jemi të gjithë në këtë së bashku”.
Ndërsa e përshkruante pozitivisht ngritjen e Kinës, Gates pranoi se vendi “nuk është një demokraci”.
Gjatë intervistës, Gates tha gjithashtu se SHBA-të janë politikisht në një gjendje të dobët, duke shtuar se vende si Kina duhet të luajnë një rol më të madh në qeverisjen botërore.
“Shtetet e Bashkuara janë politikisht më të dobëta sot, do të thosha, se sa ka qenë dhe ju e dini, kjo është e frikshme për botën. Sistemi aktual botëror është projektuar rreth lidershipit të SHBA”, tha Gates. “Ndërsa vendet e tjera janë bërë më të pasura, këto vende me të ardhura mesatare, përfshirë Kinën dhe Indinë, duhet të luajnë një rol më të fortë në qeverisjen botërore.”