Matvei Petrov, sportisti rus i cili prej 2018 përfaqëson Shqipërinë, ka shënuar një tjetër rezultat të madh në evenimentet e rëndësishme të gjimnastikës.
32-vjeçari ka fituar medalje bronzi në kualifikueset e Kupës së Botës që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Me 14.766 pikë Petrov u rendit në vend të tretë në disiplinën e kalit me doreza.
Medalja e artë në këtë disiplinë u fitua nga kazaku Nariman Kurbanov, i cili grumbulloi 15.300 pikë, ndërsa argjendi shkoi për irlandezin Mc Clenaghan.