Për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15 m/sek, duke e bërë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 4 deri 17 °C, në zonat e ulëta 5 deri 22°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 22°C.