Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tervol në zonën e Gramshit. Një 75-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe vëllanë e tij.
Autori është Xhevit Sinani 75-vjeç. Mësohet se ai ka vrarë bashkëshorten Zegjine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani me sëpatë.
Deri më tani nuk ka informacione mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Autoritetet janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit.
“Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .
Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrarë me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani”, njofton policia.