Kadastra nga sot nuk ka më asnjë sportel fizik të hapur për publikun. Çdo kërkesë për shërbim do të bëhet përmes platformës e-Albania. Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria synon uljen e korrupsionit dhe influencës se pushtetarëve në këtë institucion dhe dhënien fund të zvarritjes së qytetarëve me muaj të tërë për një dokument në zyrat e këtij institucioni.
Të premten kryeministri Rama u kërkoi falje shqiptarëve për shkak të zinxhirit të torturave që kanë hasur në Kadastër.