Gjatë ceremonisë së pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton para Kryeministrisë nuk kanë munguar as figurat e njohura politike që kanë zgjedhur të jenë prezentë fizikisht.
Para kryeministrisë janë vërejtur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
Ndër figurat e tjera politike kanë marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, Agron Duka, Agron Gjekmarkaj dhe Fatmir Mediu ndër të tjerë.
Po ashtu prezentë kanë qenë edhe përfaëqsuesit e komuniteteve fetare në vend, por nuk kanë munguar as figura të njohura publike, mes tyre edhe Princ Leka.