Ditën e hënë të 5 dhjetorit pritet të nisin verifikimet në terren sa i takon dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Janë rreth 3 mijë hektarë tokë në zonën e nën Shkodrës që u përfshinë nga uji dhe një pjesë e tyre ishin të kultivuara me kultura të ndryshme.
Edhe më herët nga bashkia ka pasur grupe pune për verifikimin e dëmeve në terren ndërsa të pakta janë rastet kur fermerët janë dëmshpërblyer nga shteti.