Qeveria ka në plan për të ndryshuar armatën e diplomatëve shqiptarë në vendet mike.
Ministria ka gati një listë të kandidatëve, të cilët priten që të diskutohen në Komisionin e Ligjeve, ku do duhet të marrin “dritën jeshile”.
Kështu në listë është përfshirë edhe ish deputeti, Ervin Bushati që nuk mori një mandat në zgjedhjet e 25 prillit apo gazetari Mustafa Nano.
Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, rezident.
Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Malin e Zi, rezident.
Ervin Bushati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident.
Vasilika Hysi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Blerta Kadzadej, propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin.
Fatmir Velaj, kandidat për Ambasador i Republikën e Austrisë, rezident. Majlinda Frangaj, kandidat për Ambasador i në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.
Mustafa Nano, kandidat për Ambasador në Zvicër, jo rezident.
Uran Ferizi, kandidat për Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë se Madhe.