Duke qenë se Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor më datë 6 dhjetor, kërkon masa të larta dhe të rrepta sigurie për shkak se do të vijnë 40 delegacione ndërkombëtare, aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët të cilët kanë fluturime më datë 6 dhjetor.
Sipas TIA-s, udhëtarët duhet të jenë në aeroport 4 orë përpara fluturimit dhe kjo prezencë e tyre kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.