Të gjithë besimtarët myslimanë kremtojnë nesër festën e rëndësishme të Kurban Bajramit. Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët duke theksuar se dita e nesërme duhet të jetë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë, e të falim më shumë dashuri e mirësi ndaj njëri-tjetrit.
“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë”, shkruan Begaj.