Shqiptarët janë të tretët në rajon të gatshëm për të luftuar për vendin.
Studimi i Vlerave Evropiane dhe Anketa e Vlerave Botërore kanë publikuar rezultatet e pyetjeve të ndryshme 2017-2022, një proces i nisur në vitet tetëdhjetë.
Të dhënat e tyre tregojnë se në pyetjen për qytetarët meshkuj “nëse shpërthen lufta, a jeni gati të mbroni atdheun tuaj”, të anketuarit nga Shqipëria i janë përgjigjur në masën 85,4%.
Kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në rajon me këtë gatishmëri të shprehur pas Greqisë me 87, 9% dhe Sllovenisë me 87.5%, por vendi i parë mes vendeve jo anëtare në BE.
Vendi me më pak gatishmëri në rajon është Maqedonia e Veriut me vetëm pak më shumë se gjysma e të pyeturve që i përgjigjen pozitivisht dëshirës për të luftuar për mbrojtjen e vendit.
Po ashtu Turqia vjen pas Shqipërisë me 83 për qind, Bullgaria me 75,5, Kroacia 74,2, Rumania me 68,2, Serbia me 65,9, Mali i Zi (61,1) dhe Bosnja dhe Hercegovina (59,5).
Megjithë shprehjen e gatishmërisë së lartë, nga ana tjetër Shqipëria nuk shfaq besim të lartë për forcat e armatosura duke u përgjigjur përmes të anketuarve se vetëm 18.9 kanë besim të fortë te forcat e armatosura, 42.8% kanë besim, 25.7% nuk kanë shumë besim dhe 10.5% nuk kanë besim fare.
Studimi për vlerat europiane, shfaq një spektër të gjerë pyetjesh, ku kampioni i të pyeturve përmban standartet e një përfaqësimi sa më pranë mendimit të përgjithshëm.