Në Korçë në lagjen numër 17, nënë e bijë Eleni Vangjeli 74 vjeç dhe Ornela Vangjeli 54 vjeç janë gjetur pa jetë brenda banesës. Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.
Nga informacionet bëhet me dije se nëna ka qenë e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Dyshimet janë që kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur edhe kontaktet me familjarët. Vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka vdekur pas saj. Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.