Foshnja e gjetur një ditë më parë e braktisur në plazhin e Golemit ka lindur në muajin mars dhe aktualisht ndodhet në Reanimacionin e Pediatrisë së Durrësit. Nga sa mësohet foshnja ka lindur nën peshë dhe do të trajtohet në spital për disa ditë ku është në reanimacion.
Policia ka identifikuar nënën që braktisi foshnjën, 22-vjecaren D. Sula, pjesëtare e komunitetit rom që jeton duke lypur.
Edhe tre vite më parë ajo kishte kryer të njëjtin veprim, duke lënë në rrugët e Tiranës një tjetër fëmijë. Foshnja dy muajshe pasi të dalë nga pediatria e Durrësit do t’i kalojnë institucionit të Shërbimit Social e më tej Jetimores në Tiranë.