GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Gjicin. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv për një tender lidhur me sterilizimin e qenve.
Edhe për Alma Kaçin, GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Hetimet e SPAK nisën pas publikimit të video-skandalit në zyrën e bashkisë, ku Gjici dhe Kaçi shfaqeshin duke kryer marrëdhënie intime me njër-tjetrin.