RENEA ka zbarkuar në Elbasan ditën e sotme dhe ka shoqëruar 4 persona te tregu Agroushqimor, i cili është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës.
Mësohet se RENEA ka rrethuar dhe ka ushtruar kontrolle në tregun Agroushqimor në Elbasan në kërkim të Suel Çelës. Ky i fundit është i shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, që tha se ai ishte porositësi i disa vrasjeve, 2 prej të cilave të dështuara. Deri më tani ka 4 persona të shoqëruar, por nuk dihet identiteti i tyre.
Kujtojmë se në 2017 te dera e tregut Agroushqimor, u përplas makina e ish-shefit të policisë, Gjergj Oshafi. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor. Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.
Suel Çela është i shpallur në kërkim në 2022 pasi porositi vrasjen e Lulzim Mashës, por atentati nuk rezultoi me sukses.