Autoritet turke kanë arrestuar Ibrahim Licin 31 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021 në Shkodër. Ai është lokalizuar pas informacioneve të përcjella nga policia shqiptare drejt homologëve për vendndodhjen e tij.
Familja e tij ka një histori të gjatë përplasjesh dhe hakmarrjesh me familjen Bajri në Shkodër. Bazuar në dosjen ‘Metamorfoza’, në përgjimet telefonike ka rezultuar se Lici ka qenë në shënjestër për t’u ekzekutuar nga Behar Bajri. Sipas policisë, Ibrahim Lici është autori kryesor i dyshuar i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019.
Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.