Policia në Berlin po raporton për një valë të paprecedentë dhune ndaj ekipeve të zjarrfikësve të mbingarkuar në natën e Vitit të Ri.
Për këtë shkruan botimi Berliner Zeeitung.
Publikimi raportoi disa raste kur kamionët e zjarrfikësve që vinin me thirrje hasën në rrugë të barrikaduara ose turma njerëzish me fytyrë të mbuluar që synonin të sulmonin zjarrfikësit.
Është dashur të ndërhyjë policia për të mbrojtur zjarrfikësit. Në fund të natës u shtruan në spital 18 zjarrfikës dhe policë.
Siç raportohet, gjermanët e përshëndetën vitin e ri me fishekzjarre pas një pauze dyvjeçare, për shkak të së cilës pati një numër të paparë zjarresh në rajone të ndryshme të vendit në natën e Vitit të Ri.
Në një prej rasteve është shtruar në spital një 31-vjeçar, i ndaluar pasi ka sulmuar një zjarrfikës.
Megjithatë, më vonë ai sulmoi edhe mjekët, theu xhamin në një ambulancë, pas së cilës u arrestua për herë të dytë.
Ky berlinez ishte nën ndikimin e drogës, beson policia.
“Niveli i dhunës dhe shkatërrimit është përtej qëllimit dhe thellësisht tronditës. Ai dëmton qytetin tonë, shkakton frikë dhe tmerr dhe nuk ka të bëjë fare me festimin e Vitit të Ri,” komentoi kryebashkiakja e Berlinit Franziska Giffay mbi ngjarjet e natës.
Berlini do të iniciojë një ndryshim në rregullat për festimin e Vitit të Ri.
Jo vetëm Gjermania u përball me probleme të ngjashme.
Dhjetëra persona u arrestuan në Holandë gjatë natës së ndërrimit të viteve, ka të lënduar nga fishekzjarrët, dy të vdekur dihen në Gjermani, ka edhe të plagosur dhe të vdekur në Poloni.