Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë ndryshimet e kabinetit qeveritar të prezantuara dy ditë më parë në Asamblenë e PS-së.
Presidenti Bajram Begaj ka 7 ditë kohë për t’u shprehur dhe për të dekretuar ministrat e rinj.
Rama bëri një rotacion duke hequr ministrat e disa dikastereve e duke i emëruar në sekretariate. Ogerta Manastirliu la Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i zënë vendin Evis Kushit te “Arsimi’. Ndërsa Kushi u emërua Sekretare për Gruan.
Ndryshimet:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë emërohet Ervin Mete
Ministri për Evropë dhe punët e Jashtme emërohet Igli Hasani
Ministër i Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu
Ministri i Bujqësisë Anila Denaj
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu
Ministër Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për pushtetin vendor Arbian Mazniku