Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në Samitin për rajonin në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në një konferencë për media kreu i Qeverisë së Kosovës është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje.
Kurti ka thënë se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, ndërsa ka shtuar se nuk është që i ka munguar dikujt.
Pas kësaj, Kurti ka lëshuar edhe një thumb që duket të ketë qenë për Edi Ramën duke thënë se “ndoshta ndokujt [i ka munguar], por sigurisht jo mua”.