Së fundmi në SHBA është regjistruar një ngjarje e frikshme, por edhe e bukur, pasi një person që ishte konsideruar i vdekur, në fakt nuk ka qenë kështu.
Një grua 82-vjeçare u shpall e vdekur në një shtëpi pleqsh në Nju Jork, por 3 orë më vonë u zbulua se ishte duke marrë ende frymë në shtëpinë e funeralit ku ishte dërguar.
82-vjeçarja është dërguar në spital, e ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e saj shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur në SHBA. Rasti më i fundit ishte më 3 janar.