Shqipëria ishte një ndër vendet e shumta të cilët dërguan grupe ndihme për kërkimin e personave që ndodheshin nën rrënoja. Konsullata e Përgjithshme Stamboll ka bërë të ditur se një pjesë e grupit që ndodhej në Turqi është kthyer tashmë në atdhe. Konsullata ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën e saj në këto ditë të vështira për popullin turk.