Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë. Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:21 me epiqendër Fan, Mirditë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja ka qenë me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe me thellësi 15 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Tiranës. Paraprakisht nuk raportohet për dëme.