7 tërmete janë regjistruar në zonën e Klosit nga ora 20:30 e mbrëmjes së kaluar dhe i fundit në orën 6:36 të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë nga 2 deri në 3.5. Tërmetet janë ndjerë në Dibër dhe Tiranë, por nga informacionet e marra nuk kanë shkaktuar dëme.