Një grup tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të fusin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike.
Të gjitha mjetet e gjetura gjatë kontrollit janë sekuestruar nga forcat e policisë.
Policia ka marrë masa për shoqërimin në Komisariat, të shtetasve përgjegjës, si dhe për çdo rast tjetër që do të konstatohet gjatë kësaj kohe, do të merren masa për shoqërimin dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
Uniformat blu apelon që tifozët dhe sportdashësit, që do të ndjekin ndeshjen në stadium, të mos mbulojnë fytyrën që bën të pamundur identifikimin e tyre, si dhe të mos dëmtojnë në asnjë mënyrë ulëset apo pajisje të tjera në stadium.