Shqipëria pret nesër në “Air Albania” Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Euro 2024.
Në kuadër të sfidës, policia ka shpallur planin e masave që do të ndërmerren me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Disa rrugë pranë zonës së stadiumit do të jenë të bllokuara për mjetet, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes.
Rrugët që do të jenë të bllokuara:
-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.