Një punonjës i bashkisë Elbasan u rrëzua nga vinçi ditën e djeshme e për pasojë të dëmtimeve ndërroi jetë në spital. 56-vjeçari me inicialet E.B u rrëzua teksa po riparonte llambat elektrike në shtyllat e ndriçimit në lagjen “5 Maji”
Lidhur me ngjarjen, policia shpalli në kërkim përgjegjësin e sektorit të ndriçimit pranë drejtorisë së shërbimeve publike të Bashkisë Elbasan, 54-vjeçarin me iniciale M.Q.
Gjithashtu, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.