Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë nga jeta në moshën 58-vjecare. Lajmi i trishtë është bërë me dije ditën e sotme, teksa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje të madhe ju lajmërojnë që u nda nga jeta babai jonë i dashur Nebil Cika. Pritjet bëhen pranë ambienteve të Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi në orën 14:00 në varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
Prej vitesh ka mbajtur postin e ish kreu i të përndjekurve politikë. Ai ka qenë përkrahës i PD-së dhe mbronte idenë e një force politike të distancuar nga Sali Berisha.