Futbollisti italian Gigi Riva ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Riva u shtrua në spital pasi pësoi një atak në zemër të dielën.
79 vjeçari golashënuesi rekord i Italisë me 35 gola dhe në krye të skuadrës fituese të Cagliarit, fillimisht u raportua se nuk ishte në gjendje të rëndë dhe sulmi në zemër u përshkrua fillimisht si i vogël.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, si dhe një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Riva gëzoi një rekord të jashtëzakonshëm si golashënues për Cagliari.