Një person ka terrorizuar Stambollin teksa qëlloi me thikë duke plagosur të paktën 11 persona.
Pamjet tronditëse tregojnë sulmuesin duke lëvizur me një thikë rrugëve të Esenyurt duke goditur kalimtarët rastësorë.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin Esenyurt Necmi Kadıoğlu ndërsa i dyshuari u kap menjëherë pas ngjarjes.
Ekipet e policisë nisën një hetim dhe identifikuan sulmuesin duke ekzaminuar kamerat e sigurisë.