Bashkimi Evropian dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët të përditësuar mbi Bashkëpunimin – e para në pesë vitet e fundit dhe që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës.
Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.
“Ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e tretë të përbashkët BE-NATO për të thelluar më tej partneritetin strategjik. Kjo është më e rëndësishme se kurrë…Presidenti Putin donte të pushtonte Ukrainën brenda tre ditësh dhe të na ndante. Ai dështoi në të dyja pikat”, tha Stoltenberg. .
Sipas tij, regjimi rus kërkon të ndryshojë rendin e sigurisë në Evropë dhe të kontrollojë të gjithë fqinjët e saj.
“Prandaj, ne duhet të forcojmë lidhjet transatlantike, të forcojmë partneritetin midis BE-së dhe NATO-s dhe duhet të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Sekretari i Përgjithshëm.
Stoltenberg vuri në dukje se sjellja e Kinës kërkon gjithashtu një përgjigje përkatëse nga aleatët.
Deklarata e parë e përbashkët u nënshkrua në vitin 2016, e dyta në vitin 2018.
Ajo ndër të tjera pasqyronte vizionin e bashkëpunimit për fusha të tilla si lëvizja e pajisjeve dhe personelit ushtarak, siguria kibernetike, përballja e kërcënimeve hibride, masat antiterroriste.