Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza ka finalizuar me sukses një operacion për kapjen e plot 600 kg lëndë narkotike. Droga është sekuestruar gjatë këtij operacioni, teksa po shkëmbehej mes trafikantëve në det të hapur.
Gjatë operacionit u arrestuan 3 persona dhe sekuestruan 3 skafe, të cilët që transportonin drogën që ngarkohej në një velierë.
“News 24” ka sjellë të tjera detaje lidhur me operacionin që u zhvillua sot mes policisë së Vlorës dhe Guardia di Finazia, për kapjen e 600 kg lëndë narkotike.
“Një nga aksionet më të forta kohët e fundit, i realizuar komplet në det, ka nisur në tokë ku është ruajtur një grup njerëzish të cilët kanë të arrestuar, dhe më pas në afërsi të Karaburunit është bërë dhe shkëmbimi i lëndës narkotike. Guardia di Finanzia ka ndërhyrë nga njëra anë me mjete ujore dhe më pas me helikopter, pas informacionit të dhënë nga policia e Vlorës. Edhe pak ditë më parë ka pasur një ndjekje e një gomoneje, e cila më pas është djegur. Pritet që në orët në vijim të dalin detaje të reja nga policia. Po hetohet nëse ky lloj trafiku ka vijuar prej një kohe të gjatë. Deri tani janë arrestuar tre persona, por mendohet se ka edhe persona të tjerë”, raportoi News 24.