Ish-kryeministri Fatos Nano iu nënshtrua ditën e djeshme procedurës endoskopike nëpërmjet trakeostomisë për të aspiruar sekrecionet në rrugët e mushkërisë. Ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme, por parametrat e oksigjenit pësuan luhatje, ndërsa i është rikthyer temperatura. Por këtë të mërkurë shëndeti i Fatos Nanos u përmirësua ndjeshëm, ku në interval të ndryshme kohore, ai është shkëputur nga aparatura e aspirimit.
Pas daljes nga intubimi, mjekët e spitalit privat po aplikojnë që prej një jave, procedurën e trakeostomisë, që po rezulton efikase.
Kjo procedurë lejon kalimin e ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit të vendosur. Gjithçka mundësohet nga një tub që është i lidhur me respiratorin dhe trakenë e pacientit.
Ai ndodhet i shtruar në spital që prej datës 24 gusht. Nano vuan nga insuficienca respiratore, pamjaftueshmëria e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ky problem shëndetësor kronik që po kalon Nano njihet në gjuhën mjekësore si SPOK.