Një shofer autobusi i një linje transporti ndërkombëtar është vënë nën hetim pasi kishte fshehur 48.100 euro në çantë. 35-vjeçari Rando Aliu u kap në pikën kufitare të Muriqanit me shumën e madhe të parave që e kishte fshehur në autobusin që drejtonte.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan ndaluan për kontroll të detajuar autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues Rando Aliun.
Gjatë kontrollit drejtuesi i automjetit Rando Aliu i kishte fshehur në një çantë me qëllim që të mos i deklaronte sipas përcaktimeve ligjore. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.