Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Shkak është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Salianji u dënua në dhjetor të vitit 2019 me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës, duke u shpallur fajtor për të ashtuquajturën dosja “Babalja”.
Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Çështja ka shkuar në Gjykatën e Apelit ku zvarriten prej rreth tre vitesh. Ndërkohë, togat e zeza kanë dënuar me 2 vite burg Fredi Alizotin, ndërsa Albert Veliu është dënuar me 3 vjet 5 muaj burg.