Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në qarkun e Dibrës. Si pasojë është bllokuar përkohësisht bypass-i në Qafë Murrizë, pjesë e ‘Rrugës së Arbrit’. Policia ka njoftuar se po punohet për zhbllokimin e rrugës dhe kthimin sa më shpejt në normalitet.
Policia Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-it në Qafën e Murrizit, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të ulin shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.