Lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas janë pezulluar për shkak të motit të keq.
Kompanitë e lundrimeve njoftojnë pezullimin e lundrimeve të trageteve duke nga mbrëmja e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit dhe anasjelltas.
Po ashtu, është pezulluar edhe dalja në det e anijeve të peshkimit është pezulluar.
Ndërsa trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.