Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko. Erërat e fuqishme, dëbora dhe stuhitë po godasin këtë shtet që nga dita e diel, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke bllokuar rrugët. Jugu i Ukrainës është goditur shumë fortë, sidomos rajoni i Odesës në Detin e Zi.
“Si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit, dhjetë persona kanë vdekur në rajonin e Odesës, Harkivit, Mikolajivit dhe Kievit. 23 persona janë lënduar, përfshirë dy fëmijë”, shkroi Klymenko në Telegram.
Në total, 411 vendbanime në 11 rajone ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike.